E lidhur me Majkun? U kapën ‘mat’, reagon për herë të parë Melisa

Jil
Jil
1 Min Read

 

Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon një foto, ku reperi Majk është fotografuar bashkë me ish konkurrenten e Përputhen, Melisa Lleshin.

Ndonëse, askush nga dyshja nuk reagoi fillimisht, Majk ka treguar publikisht mbështetjen për Melisën. Ai shpërndau në profilin e tij në rrjetet sociale këngën e saj të re.

Ndërkohë, së fundmi, ka reaguar edhe ish-konkurrentja, e cila ka thënë se mes tyre nuk ka asnjë romancë, përveç se janë kolegë shumë të mirë.

“Mua me kë s’më kanë lidhur qëkur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë”, u shpreh Melisa.

Më tej, e pyetur për ndonjë lidhje të re, ajo deklaroi se po i përkushtohet vetes dhe karrierës.

“Dhe tani jam mbushur me një dashuri të re, që është vetja ime. Jam mirë edhe vetëm. I jam futur me kokë muzikës. Nuk e kam me të shpejtë, kam fokuse tjera për momentin”, shtoi Melisa.…/jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *