“E mbyta me litar, por nuk e kuptova që …”, vrau sipërmarrësin shqiptar në Greqi, zbardhet dëshmia e autorit grek

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

53-vjeçari që vrau Xhani Topallin në Greqi ka treguar për autoritetet dëshminë e tij, se si i mori jetën, biznesmenit shqiptar në ishullin e Rodos.

Ai ka thënë se gjithçka që bëri, e bëri për të shpëtuar të birin, pasi sipas tij biznesmeni shqiptar kishte shkuar i dehur në takim dhe kishte qëlluar me grushte djalin e tij.

“Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet e kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri”, ka treguar ai.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

53-vjeçari, pronar hoteli është shprehur gjithashtu se e shtrëngoi në fyt me litar shqiptarin, por nuk e kishte kuptuar që po e mbyste.

Ndër të tjera ai tha se i kishte 75 mijë euro borxh Topallit.

Sipas tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin , duke e hedhur përtokë dhe duke tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar siç thotë ai se e kishte mbytur.

Kur kuptoi se shqiptari kishte vdekur, 53-vjeçari e zhveshi me ndihmën e djalit të tij 20-vjeçar dhe e çuan trupin në një rrugë të shkretë midis Psinthos dhe Afandou.

Autori i vetë-rrëfyer ishte vënë në shënjestër të policisë që në fillim, pasi kishte pasur një takim me viktimën mbrëmjen që Xhani Topalli u zhduk.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet.

Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.

BURIMIhttps://lajmifundit.al/category/aktualitet

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *