E nxorri emrin Dumani/ Çfare bëri me pronat Sharra vetëm 5 ditë para arrestimit, ja kujt ja shiti 4 pasuri

Jil
Jil
2 Min Read

Pesë dite para se Gentian Sharra të arrestohej nga prokuroria e Posaçme SPAK më 10 qershor 2022, ai rezulton se ka kryer një seri veprimesh me qëllim tjetërsimin e pronave që disponon në qytetin e Elbasanit.

Mesa duket i dyshuari ka pasur dijeni për hetimin pasuror që po zhvillohej nga prokuroria e Elbasanit dhe për pasojë ka vendosur të heq përgjegjesinë penale, dhe njekohesisht te mbroje juridikisht statusin pasurive te tij.

Mësohet se në fillim të muajit Maj, Gentian Sharra dhe bashkëshortja e tij Olta Sharra, kanë shitur tek njerëzit e tyre të afërt, disa prej makinave që ata dispononin.

Njëherësh Sharra, ka shitur tek nusja e vëllait dhe 4 pasuri të tjera të paluajtshme, me qëllim tjetërsimin dhe heqjen e përgjegjësise juridike tek keto prona. Sipas prokurorisë të gjitha këto veprime jane kryer në ditët e para të muajit Maj.

Ndërsa vetëm pak ditë më vonë Gentian Sharra, do binte në prangat e policisë, si i përfshirë në disa grabitje me armë se bashku me Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe persona të tjerë.

Ky hetim pasuror ndaj Gentian Sharrës i nisur nga prokuroria e Elbasanit në qershor 2021 dhe i finalizuar në muajin qershor 2022, zbuloi se në kompaninë e gruas “Sharra”, ishte punësuar si magazinier për një periudhë kohe dhe njeriu më i kërkuar i policisë, Talo Çela i cili deklarohej me nje rrogë prej 300 mijë lekë.

Çështja, ka kaluar për hetime të mëtejshme në prokurorine e posaçme SPAK, pasi është transferuar me urdhër të prokurorit Arben Kraja.

Gentian Sharra, gruaja e tij, Olta, babai, vëllai dhe kunata janë duke u hetuar nga SPAK, ndërsa pjesa më e madhe e pasurive është sekuestruar përfshirë dhe nje kompani ne emër të gruas qe ka fituar dhjetra tendera për ushqime në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, spitale, kopshte, çerdhe etj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *