Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Fthiotidë ku një 90-vjeçar është vetëvrarë mesditën e sotme.
Sipas lamiareport.gr, në bazë të dëshmive të bashkëfshatarëve të tij, po atë mëngjes ai kishte shkuar në kafenenë e fshatit dhe i kishte qerasur të gjithë me nga një kafe.
Teksa po largohej, ai i pyeti në se do të shkonin në funeralin e tij, por njerëzit filluan që ta ngacmonin duke pretenduar se po tallej
Fatkeqësisht, 90-vjeçari kishte marrë vendimin e tij dhe madje kishte njoftuar disa nga të afërmit e tij, duke i ftuar në varrimin e tij.
Para se të mund të telefonin mbrapsht dhe të kontrollonin nëse ishte serioz, i moshuari brenda shtëpisë ku jetonte i vetëm në Paleochori Dorieon, drejtoi nga vetja armën e gjahut dhe qëlloi.