“E përvëluar të bëjë dashuri me Kristin”/ Gazetarja e njohur shokon me deklaratën e saj për Oltën

Jil
Jil
3 Min Read

Së fundmi, e ftuar në  emisionin ‘Ndryshe’ për t’ju përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit ishte gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj, e cila foli për ‘BBV’, politikën dhe jetën e saj private.

Si fillim, Dasara tregoi se si ka nisur puna e saj në radio.

“Kur Top Albania Radio ishte në super modë dhe fillova punë në radio në ate kohë nuk e imagjinoja, nuk e dija që kisha një ze shumë të mirë. Pastaj e mësova rrugës. Në provën e parë më morën menjëherë në punë. Radio është e preferuara ime, s’mka pëlqyer kurrë vetja në televizor, nuk jam fotozhenike.”

Sa i përket politikës, gazetarja e tregoi si një eksperiencë që nuk do e merte përsipër kurrë.

“Politika është qelbësirë. Nuk do hyja në politikë sepse do shitesh direkt diku për të arritur aty”.

Teksa u pyet nëse do të futej në shtëpinë e BBV, ajo tha:

“Jo, nuk është një format që bën për mua. Nuk duroj dot të më kontrollojnë jetën. Për mua është si të jesh kavje aty”.

Dasara si një ndjekëse e rregullt e ‘Big Brother VIP Albania’ komentoi gjithashtu dhe disa nga banorët më të përfolur të këtij edicioni.

“Të gjithë po hanë bukë në kurriz të Luizit. Kur u bë dhe më shumë faktor dhe fenomen nuk e kuptova as vetë si kisha kaq shumë ndjekës dhe kishte kaq shumë rëndësi ajo që thoja unë. Luizi ka gabimet e veta si të gjithë. Problemi i atij njeriu është që po e ndjek një lloj fati. Kur i tha Armaldos zar, u irritova dhe bëra një reagim publik dhe ai ashtu u tregua pak. Nuk kishte pse bëhej me Oltën pasi iku nga Luizi. Nuk funksionon dot vetëm ai si karakter. Luizi e ka marr fitoren.”

Mirëpo gazetarja bëri dhe një deklaratë të papritur për Olta Gixharin. Dasara tha se aktorja është e përvëluar për të bërë dashuri me Kristin.

“Olta. Ka qenë Diola po nuk është më aty. Me Kristin u duk sikur ia kishte qejfi. Këndvështrimi im, është përshtypje”, tha Dasara.

Sa i përket zgjedhjes për një burrë apo të huaj, Dasara tha:

“Të huaj gjithmonë. Burrat shqiptarë nuk dinë të sillen”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *