E pickoi mushkonja në ballë, ndërron jetë papritur 21-vjeçarja

Jil
Jil
1 Min Read

Një pilote praktikante 21 vjeç nga Britania e Madhe vdiq pasi u pickua nga një mushkonjë në ballë.

Oriana Pepper nga Bury St Edmunds, Suffolk kishte pësuar një infeksion nga pickimi i mushkonjës, që më pas iu përhap në tru.

Ajo u shtrua në spital më 7 korrik të vitit të kaluar në momentin kur iu përhap infeksioni. Mjekët rekomanduan antibiotikë të cilët nuk e ndihmuan.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

 

Dy ditë pas pickimit, e ndjera u rrëzua para të dashurit të saj James Hall, i cili e dërgoi me urgjencë në spital. Pepper vdiq në spital më 21 korrik të vitit të kaluar, raporton The Independent.

Mjeku ligjor i Suffolk, Nigel Parsley, tha të mërkurën se pilotja praktikante vdiq “si rezultat i një infeksioni serioz të shkaktuar nga një pickim i një insekti në ballë”.

“Infeksioni preku lëkurën e Orianës pas një pickimi nga një insekt. Më pas është futur në arterien karotide të qafës dhe ka çuar në mpirje septike në trurin e saj.

Kurrë më parë nuk kam parë një rast si ky,”-tha mjeku ligjor.

Jeto I Lumtur.al

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *