E rëndë, 25-vjeçarja gjendet pajetë në rrugë

Jil
Jil
1 Min Read

 

Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur ditën e sotme në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, vdekjen e saj e kanë konfirmuar mjekët emergjentë, të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Gjithashtu, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku gjithashtu ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë.

Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”.

Nga ana tjetër, sipas policisë, ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, megjithatë hetimet janë duke vazhduar.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”./AbcNews

 

Jeto I Lumtur.al

Më të lexuarat

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *