E rëndë/ 53-vjeçari hyn me forcë në familjen e të afërmes dhe i rreh vajzën e mitur (Detaje)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 53-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit pasi kishte hyrë me dhunë në banesën e një të afërmeje.

Policia njofton se në pranga ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të afërmes së tij, ndërsa i ka rrahur dhe të bijën e mitur.

Nuk dihen motivet që ka pasur shtetasi A. H., për ta bërë këtë veprim, ndërsa policia tashmë po vijon me hetimet dhe 53-vjeçari ndodhet pas hekurave.

NJOFTIMI I POLICISE

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Gramsh, pasi dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një të afërmes së tij dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

53-vjeçari dyshohet gjithashtu, se ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vajzës së tij të mitur” njofton policia.

Scroll to Top