E rëndë/ Familjarët gjejnë të pajetë 31-vjeçarin në një magazinë afër banesës në Kukës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Dobrunë të Kukësit, ku një 31-vjeçar me iniciale R. U., është gjetur i pajetë nga familjarët në një magazinë afër banesës së tij.

Nga hetimet paraprake, policia bën me dije se ai është gjetur i vetëvarur ndërsa dyshimet janë se ai vuante nga depresioni.

Njoftimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

“Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gjetur nga familjarët, në një magazinë afër banesës, i vetëvarur, shtetasi R. U., 31 vjeç, i cili vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”./jetoilumtu.al/

 

Scroll to Top