Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 61-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Tiranë në një subjekt privat. Sipas informacioneve të policisë dyshohet se është vetëvarur.
Një person është gjetur i pajetë këtë të premte.
Policia bën me dije se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.