Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Llukac i Begut në Istog, ku një burrë i moshës 41-vjeçare u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ky rast i dhimbshëm ndodhi në orët e mëngjesit, kur i ndjeri u gjet i shtrirë në tokë, pa shenja jete, nga bashkëshortja e tij.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Sipas informatave të para, i ndjeri ka pasur edhe probleme shëndetësore, por ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.
Për rastin, siç mëson Sinjali është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shteti, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti si “hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.…jetoilumtu.al/