Trupi pa kokë i një gruaje është gjetur në Teksas të enjten, duke tronditur komunitetin ku ajo jetonte dhe të gjithë Shtetet e Bashkuara. Për vrasjen e saj është akuzuar bashkëshorti i gruas. Ata ishin martuar vetëm katër muaj më parë.
Trupi i 21-vjeçares u zbulua në shtëpinë e saj, por sipas Sherifit Troy Guidry, koka nuk ishte aty. “Ishte një skenë e tmerrshme”, tha Guidry të enjten.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pasi policët morën në pyetje bashkëshortin e gruas, 21-vjeçarin Jared Dicus, ai pranoi se ishte autori i vrasjes makabre. Dicus dhe bashkëshortja Anggy Diaz, ishin martuar më 21 tetor.
Në oborrin e shtëpisë u gjet më pas koka e prerë dhe një thikë që besohet se është arma e krimit.
Vrasja besohet se është kryer që të mërkurën në mbrëmje rreth orës 23:00. Prindërit e Dicus, të cilët jetonin shumë pranë, kishin telefonuar në shtëpi, por askush nuk iu ishte përgjigjur, e më pas kishin marrë policinë në telefon. Gruaja e re ishte me nënshtetësisë nga Nikaragua dhe besohet se nuk kishte dokumente amerikane.
korrieri