E rëndë/ Itali, 30-vjeçari shqiptar var veten në burg…

Jil
Jil
2 Min Read

Një shqiptar i moshës 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës në një burg në Itali, ku dhe vuante dënimin.

Bëhet fjalë për një të ri shqiptar i cili ishte kthyer në burgun e Busto Arsizios prej një muaji, për t’i dhënë fund jetës mbrëmjen e së premtes.

Siç raportojnë mediat italiane, viktima është identifikuar me emrin Xhulio, i cili në vitin 2019 negocioi katër vjet e katër muaj burg për trafik droge, për motive shëndetësore.

.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ai u rikthye në burg më 8 tetor pas një periudhe shtyrjeje të dënimit për arsye shëndetësore.

Njëzet e tetë ditë të kaluara në seksionin e dytë të burgut, gjatë së cilave çrregullimet e dukshme mendore bënë që të mos afrohej me askënd.

Ndoshta për këtë arsye ishte vendosur në një dhomë më vete ditët e fundit, për të shmangur zënkat e vazhdueshme me të dënuarit e tjerë.

Duket se të qenit vetëm në qeli, nuk e shmangu dot vetëvrasjen. Oficerët e policisë së burgut e gjetën të pajetë të riun, pa mundësi për t’i dhënë ndihmë.

Lidhur me rastin prokurori i çështjes Ciro Caramore urdhëroi autopsinë për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm që çoi në vdekjen e shqiptarit./lajmifundit.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *