E rëndë në Greqi, 16-vjeçari merr në telefon policinë dhe qëllon veten me armë në kokë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Greqi- E rëndë në Greqi. Autoritetet u lajmëruan kur numri i emergjencave mori një telefonatë nga një 15-vjeçar – megjithëse raportet fillestare thanë se ishte një 16-vjeçar – i cili tha se donte t’i jepte fund jetës së tij duke i mbyllur menjëherë telefonin.

Pas telefonatës është vënë në dijeni zjarrfikësja dhe policia, personat e së cilës kanë mbërritur në vilën në rrugën “Pelopos” në Paleo Faliro nga e cila është bërë telefonata. Sipas informacioneve, 15-vjeçari është gjetur në katin e 1-rë të shtëpisë, konkretisht në tualet, i plagosur rëndë në kokë me armë zjarri, ndërsa informacionet flasin për dy të shtëna nga i riu.

I riu u dërgua me ambulancën e EKAB-it në spitalin Evangelismos për të trajtuar sa më parë traumën, ndërsa mjekët e cilësuan gjendjen e tij si shumë kritike.

Sipas të njëjtave informacione, 15-vjeçari kishte përdorur armën 9-gamesh në pronësi të ligjshme të babait të tij , i cili dyshohet se ka qenë ai që ka hapur derën për policinë teksa ndodhej në katin përdhes të shtëpisë.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *