E rëndë në Greqi/ Shpërthejnë kaldajat në një shkollë, humb jetën një fëmijë dhe plagosen dy të tjerë deri më tani

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një shollë, ka humbur jetën një fëmijë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Referuar mediave vendase, shpërthimi ka ndodhur në sistemin e kaldajave, por ende nuk dihet shkaku ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia.

Shpërthimi në kaldaja ka ndodhur gjatë pushimit, si pasojë e të cilit pjesë muri dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët dhe duke i plagosur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Burimet thonë se fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të, ndërsa dy të tjerët janë nxënës të klasës së parë dhe të katërt.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *