JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë në Itali/ 34-vjeçari shqiptar vret bashkëatdhetarin e tij 23 vjeç pas sherrit në festë, plagos një tjetër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një festë ka përfunduar në tragjedi mbrëmjen e djeshme në komunën e Turbigos në Itali.

Një 34-vjeçar shqiptar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy bashkëatdhetarëve.

Si pasojë e të shtënave, një 23-vjeçar ka humbur jetën ndërsa një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas mediave italiane, fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Autori nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi fillimisht në drejtim të një 30-vjeçari duke e plagosur në këmbë.

Personat të cilët ndodheshin në lokal rrethuan autorin për ta bllokuar, por 34-vjeçari qëlloi në drejtim të tyre, ku një prej plumbave kapi edhe 23-vjeçarin.

Pavarësisht se i riu u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Scroll to Top