
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Nizhavec të Pogradecit, ku ka humbur jetën një 88-vjeçare.
Mësohet se e moshuara me iniciale R.I., ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj dhe si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup ka ndërruar jetë.
Mesohet se e moshuara nderroi jete pak pasi ka mbërritur në spitalin e Pogradecit.
Njoftimi i plotë:
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Nizhavec, Pogradec, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj shtetasja R. I., 88 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup, ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Pogradecit- njofton policia.