Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”.
Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.
Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij.
Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
burimi lajmifundit.al/