
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 55-vjeçar në kryeqytet pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Raportohet se 55-vjeçari me iniciale A. T. është vënë në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, ndërsa identiteti i të miturës apo detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.
Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar është shok i babait të vajzës.
Raportohet se ata janë nga Saranda dhe jetonin me qera në Tiranë.
55-vjecari ka shkuar për vizitë në shtëpinë e vajzës ku edhe ka kryer aktin e përdhunimit, i vërtetuar edhe nga ekspertiza.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./BW