Mijëra protestues në Sri Lanka kanë sulmuar pallatin presidencial në kryeqytetin Kolombo.
Protestuesit i vunë flakën banesës, disa orë pasi kryeministri tha se do të japë dorëheqjen kur të formohet qeveria e re.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nuk është e qartë nëse kryeministri ishte brenda në momentin e sulmit.
Ai tha më herët se do të japë dorëheqjen vetëm kur të gjitha palët të kenë rënë dakord për një qeveri të re, raporton dailymail.
Sri Lanka po vuan nga kriza më e keqe ekonomike në historinë e saj.
/jetoilumtu.al/