E rëndë/ Traktori i shqiptarit përmbyset në Greqi, humb jetën djali i tij 4-vjeçar

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Eglouvi të Lefkadës, Greqi.

Sipas mediave greke, nga përmbysja e një traktori një djalë 4-vjeçar ka vdekur dhe një 16-vjeçar është plagosur.

Babai shqiptar i 4-vjeçarit që humbi jetën po drejtonte traktorin në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Në media raportohet dy fëmijët ishin në traktor bashkë me 30-vjeçarin shqiptar në momentin kur traktori është përmbysur në rrugën e vështirë malore për në Agios Donatos.

Dy autoambulanca nxituan për të marrë të plagosurin por fatkeqësisht djali i vogël nuk ia doli.

30-vjeçari shqiptar i cili është banues i përhershëm në Karya është xhaxhai i 16-vjeçarit të plagosur.

Aktualisht shqiptari ndodhet në polici ku po jep deklaratën e tij në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën djalit të tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *