JiL.al - Jeto i Lumtur

E shkrep në tavan dhe grabit kasën, “skifteri” 23-vjeçar bën terror në picerinë e mbushur me fëmijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Qyteti i Napolit vijon të jetë qendra kryesore  e grabitjeve terrorizuese në ditën për diell në Itali. Më e fundit prej tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe ka zgjatur 28 sekonda. Grabitja ka ndodhur në një piceri, teksa hajduti hyn brenda, qëllon tavanin dhe më pas merr paratë nga kasa.

Gjatë gjithë kohës në restorant ka disa klientë, duke përfshirë edhe disa fëmijë, ndërsa imazhet e vjedhjes u shpërndanë nga këshilltari rajonal i “Evropës së Gjelbër” për zonën e Campanias, Francesco Borrelli.

“Është  një tjetër grabitje në zemër të lagjes Pianura në Napoli. Është ora 20:30 e së shtunës, 13 gusht, kur një burrë i armatosur me armë hyri në një piceri të njohur lokale dhe qëlloi me një plumb në tavan për të frikësuar pronarët që t’i dorëzojnë të ardhurat.

E gjithë kjo ka zgjatur më pak se një minutë para syve mosbesues të dhjetëra klientëve, të cilët në atë kohë ndodheshin brenda në piceri për të shijuar një mbrëmje të shtune me familjen. Brenda ambientit ndodhen edhe disa fëmijë”, shkruan Borrelli përkrah videos.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se grabitësi ka tentuar të arratisej me një skuter, me një bashkëpunëtor që e priste në timon.

Por ai u bllokua nga punonjësit dhe disa klientë të cilët pas një sherri arritën t’i merrnin edhe armën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policët e komisariateve San Paolo dhe Pianura, të cilët pas ndalimit kanë bërë me dije se kemi të bëjmë me një 23-vjeçar.

Ai është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat për tentativë vrasje, tentativë për grabitje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, pasi në dorë mbante një pistoletë Bruni të kalibrit 9.

jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al

Scroll to Top