JiL.al - Jeto i Lumtur

E tmerrshme: 16-vjeçari dyshohet për dhunimin e motrës 13-vjeçare në Obiliq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Po punonte në oborrin e shtëpisë, ku prej vitesh jeton me nëntë anëtarët e familjes.

Me njërin prej tyre, 16 vjeçari nga Obiliqi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale. Për këtë arsye edhe u arrestua nga policia.

Media kuptoi që bëhet fjalë për incest mes vëllait e motrës 13 vjeçare, që sipas informacioneve të siguruar nuk kishin asnjëherë telashe të tilla.

Për këtë arsye, fqinjët e tyre nuk e besojnë ende që kjo ngjarje ka ndodhur.

Ramadan Ajeti që është fqinjë i familjes, i përshkruan të miturit si fëmijë të mirë.

Takimi me prindërit e tyre ishte i pamundur pasi, siç i thanë televizionit, të njëjtit me mëngjes dalin për të mbledhur kanaqe në kryeqytet, për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Megjithatë, për djalin e tyre Prokuroria Themelore e Prishtinës po kërkon paraburgim.

Jo zyrtarisht televizioni mësoi se viktima, që vetë e njoftoi rastin në polici, u dërgua në strehimore…jetoilumtu.al/

Scroll to Top