E “tradhtuan” shenjat e gishtave por Keqi mohon vrasjen e Saimir Jakut, gjykata e lë në burg

Jil
Jil
1 Min Read

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për 40-vjeçarin Dorian Keçi.

Ai u arrestua të hënën nga policia për vrasjen e ish-drejtorit të OST në Mirditë Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Marku, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2016 në Rrëshen.

Burime bëjnë me dije se Keqi e ka mohuar përfshirjen në krim.

Ai ka thënë para togave të zeza se ditën e krimit ka qenë në fshatin Vinioll të Kurbinit.

Por, sipas Prokurorisë, gjurmët e gishtave të Dorian Keqit, janë fiksuar në një kuti shkrepëse dhe një bindon me benzinë.

Sende këto që janë konstatuar disa metra larg vendit ku policia gjeti makinën e djegur, të përdorur në vrasjen e Jakut.…jetoilumtu.al/

 

Burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *