E trishtë në Londër! Gjenden dy fëmijë të vdekur, arrestohen prindërit e tyre

Jil
Jil
1 Min Read

Britani- Ngjarje tragjike në Londër.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një hetim është duke u zhvilluar pasi dy djem të rinj u gjetën të vdekur sot në një shtëpi në lindje të kryeqytetit anglez.

Policia Metropolitane tha se ka arrestuar një burrë dhe një grua pas zbulimit të frikshëm në një pronë në Cornwallis Road në Dagenham pak pas orës 14:00 të së premtes.

Policia dhe Shërbimi i Ambulancës së Londrës gjetën trupat e një dy-vjeçari dhe një pesë-vjeçari, të cilët të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje. Policia shtoi se familja e tyre është informuar dhe do të mbështetet nga oficerë specialistë.

“Një grua u arrestua pak kohë më vonë në lidhje me incidentin. Ajo u arrestua pasi policia u thirr për një shqetësim në një adresë banimi afër vendit të ngjarjes. Afër vendit të ngjarjes është arrestuar edhe një burrë në lidhje me ngjarjen. Burri dhe gruaja mbeten në paraburgim nga policia,” tha Policia.noa,al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *