E vdekur prej 4 vitesh/ Gjenden eshtrat e 38-vjeçares, familjarët: Askush nuk u interesua për vajzën tonë

Jil
Jil
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë u zbulua në Britaninë e Madhe ku një 38-vjeçare, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, u gjet e pajetë në një banesë sociale.

Laura Winham u gjet nga familjarët e saj në muajin maj të vitit 2021, por vetëm tani vendosën që ta bëjnë publike si çështje.

Situata bëhet më e rëndë, ku sipas mediave britanike, rezulton se 38-vjeçarja kishte ndërruar jetë që në vitin 2017 në apartamentin e saj.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Winham vuante nga skizofrenia, dhe në momentin kur u gjet në banesë, kishte shkruar në kalendarin e saj të varur në mur, frazën “kam nevojë për ndihmë”.

Për 4 vite me radhë, asnjë punonjës i shërbimit social nuk u interesua për gjendjen e saj shëndetësore. 38-vjeçarja, i kishte kërkuar familjes së vetë që të mos e kontaktonte asnjëherë, pasi në të kundërt do të vriste veten.

Pavarësisht se ajo kishte ndërruar jetë, qiraja e saj paguhej automatikisht përmes programit të shërbimit social.

Në muajin maj të vitit 2021, vëllai i Ëinham njoftoi policinë pasi prej kohësh nuk kishin marrë asnjë informacion nga shërbimi social. Ata kërkuan që të hynin me forcë në apartament, teksa gjetën eshtrat e 38-vjeçares.

Familja e saj kërkon hetime ndaj shërbimit social, pasi sipas tyre, nuk u interesuan kurrë për 38-vjeçaren.

“Ne shpresonim që ajo do të përmirësohej nëse do të merrte një trajtim personal. Shpresonim që një ditë të flisnim sërish me të. Nuk e mendonim kurrë që mund ta gjenim të vdekur në atë mënyrë, pa e ditur askush” – u shpreh motra e saj, Nicky.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *