“E vrau aksidentalisht”, del fotoja e gruas shqiptare që u qëllua me pistoletë nga burri, ja çfarë po presin familjarët e viktimës

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gruaja që shihni në foto është Vitore Pacuku, e cila thuhet se është vrarë aksidentalisht nga burri i saj me pistoletë. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në fshatin Jezull të Mirditës.

Paulin Pacuku akuzohet se ka qëlluar me armë aksidentalisht gruan, teksa po pastronte armën, para se të shkonin në një ceremoni martesore.

54-vjeçarja, ndonëse u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë, 61-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për të dhënë sqarime se si ndodhi ngjarja, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndonëse në komunikatën e policisë thuhet se ngjarja është aksidentale, gazetari Elidon Ndreka raportoi për BalkanWeb se familjarët e viktimës, janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa kanë kërkuar që kjo procedurë të kryhet nga mjekë në Tiranë, për të vërtetuar se si ka ndodhur ngjarja.

Çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të rritur. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *