“Edhe murgeshat e priftërinjtë shohin…”/ “Shokon” Papa Françesku: Degjenerim i Djallit!

Jil
Jil
2 Min Read

Papa Françesku ka paralajmëruar seminaristët për pornografinë. “Është një ves që ka kaq shumë njerëz, ka shumë laikë dhe gjithashtu priftërinj e murgesha. Nga atje hyn djalli” – tha ai.

Në një takim me seminaristët që studiojnë në Romë, Papa nënvizoi më pas:

“Nuk po flas vetëm për pornografi kriminale si ajo e abuzimit të fëmijëve: ky është tashmë një degjenerim. Por një pornografi disi ‘normale’. Të dashur vëllezër dhe motra, kujdes nga kjo!”

Papa iu përgjigj një seminaristi i cili e pyeti Papën se si të sillej me botën digjitale dhe mediat sociale.

“Unë mendoj se këto gjëra duhet të përdoren, sepse është një përparim shkencor, ato bëjnë një shërbim që të mund të përparojnë në jetë”, tha ai.

“Nuk i përdor sepse kam lindur vonë. Kur u bëra peshkop, 30 vjet më parë, më dhanë një celular, i cili ishte si një këpucë, kaq i madh, por unë u thash se nuk mund ta përdor këtë.”

“Duhet t’i përdorësh pajisjet digjitale si ndihmë për të ecur përpara, për të komunikuar: kjo është gjë e mirë, por të mos përdoren si mjet për pornografi.

Zemra e pastër, ajo që Jezusi merr çdo ditë, nuk mund ta marrë këtë informacion pornografik.”

Papa u kërkoi priftërinjve të ardhshëm që të jenë gjithmonë në shërbim të Zotit dhe të njerëzve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *