Edhe pse në Big Brother, Stresi i befason të gjithë dhe përjetëson një herë e mirë Brilant Martinajn

Jil
Jil
2 Min Read

‘Më ka marr malli Brilant Martinaj’, është ky dedikimi më i fundit i reperit Arkimed Lushaj, ose sikurse e njohim Stresi për mikun e tij të ngushtë Brilant Martnaj, i cili u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujë në korrik të këtij viti.

Stresi ka pasur një lidhje të ngushtë miqësie me Martinaj, aq sa ai e konsideronte vëlla. Që pas vdekje se tij, reperi shpesh herë ka postuar në rrejtet sociale foto dhe fjalë të ndjera për Martinaj, dhe ka treguar se sa shumë i mungon, ku dhe së fundmi i ka dedikuar dhe këtë këngë.

23-vjeçari Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat në 17 korrik së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Besmir Hoxha. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.  Ai ishte i njohur dhe si kushëriri i të shumë-kërkuarit Ervis Martinaj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *