Edhe trafikantë të klasit A/ Britania kthen në Shqipëri 23 të dënuar

Jil
Jil
2 Min Read

Britania e Madhe ka deportuar në vendin tonë 23 shqiptarë të dënuar për veprea të ndryshme penale me 55 vite burg në total. Sipas njoftimit të autoriteteve britanike, ata kanë mbërritur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit me fluturim charter.

Një prej tyre ishte arrestuar në qershor për trafik droge. Gjatë marrjes në pyetje ai tha se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2021 dhe më pas jetonte aty ilegalisht.

Një tjetër i ekstraduar ishte futur në Mbretërinë e Bashkuar në bordin e një jahti në vitin 2021. Ai gjithashtu jetonte ilegalisht në ishull, derisa u arrestua së fundmi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mes të tjerëve të dëbuar, ishte edhe një burrë i dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për furnizim me drogë të klasit A. Po ashtu, një tjetër ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burg për prodhim droge të klasit B.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e tmerrshme të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete.

Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre. Publiku britanik nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë time për t’i larguar ata me të gjitha mjetet e disponueshme për t’i bërë rrugët tona më të sigurta”, tha Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel.

Zyra e Brendshme tha që nga marsi i vitit të kaluar, më shumë se 10,000 njerëz ishin larguar nga fluturimet e planifikuara dhe charter, me 86 fluturime në total, në 13 vende të ndryshme. ../jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *