Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pranuar ne Itali se ka marre vaksina kontrabande nga ky vend ne fillimin e periudhes se pandemise.
“Një operacion kontrabande vaksinash i kryer nga dy ministra”: kjo është historia që kryeministri shqiptar Edi Rama bëri te ditur mëngjesin e sotëm në Bergamo gjatë fjalimit të tij në konferencen “Kultura do të shpëtojë botën”, nje aktivitet tre ditor i organizuar nga “Semi – Stories of Excellence”.
Rama i referohej ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.
“Do te them diçka që askush nuk e di , vazhdoi Rama. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitan-shqiptar, kemi bërë një operacion kontrabande bashkë.
Çfarë italiani apo shqiptari jeni nëse jeni gjithmonë në përputhje me ligjin?”. Rama iu kthye periudhës kur Covid-i goditi fort Shqipërinë:
“Njerëzit kishin frikë të vdisnin si peshku jashtë ujit, por ne nuk mund ta bënim vaksinën.
E pyeta Luixhin: A mund të na japësh doza të paktën për mjekë dhe infermierë? Pfizer kishte një kontratë shumë kapitaliste me qeveritë: Unë ju jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni askujt.
Luigi tha: Do të ishte një gjë shumë serioze. Por ne e bëmë këtë me shërbimet sekrete: Dy ministra i kalonin njëri-tjetrit mallra kontrabandë për të shpëtuar njerëzit .
Pastaj nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistronim edhe ato. Avokatët e Pfizer po kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thamë : Nga një vend mik.
Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë ”. Rama më në fund siguroi Di Maion për çdo polemikë: “Luigi, ti je tani një njeri i lirc “./