JiL.al - Jeto i Lumtur

Efi flet pas daljes për lojën brenda BBVA dhe nominimin nga Deamishel…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Efi Dhedhes u largua ditë më parë nga Big Brother VIP Albania.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E njëjta foli për momentin kur doli në nominim me Luizin dhe Kiarën pasi në po atë natë u eliminua nga publiku.

“Automatikisht që në momentin që iu dha një avantazh loje, unë në njëfarë mënyre e dija që ne të tre do të ishim në nominim. Diçka do të ndodhte, qoftë zinxhir. E dija që do të ishim ne të tre, por shpresoja të ishim katër të paktën”, u shpreh ajo.

Mes bisedës, Efi theksoi se ka pasur ditë kur ka dashur të dalë me dëshirë nga shtëpia për shkak të gjërave që janë krijuar brenda.

“Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: “Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë”.

Tutje, për nominimin që iu bë nga Dea befas në program, Dhedhes përfshiu edhe Oltën duke thënë se i menaxhonte ajo.

“Shiko, nuk doja as të jepja një koment, unë e kam thënë që për mua aty ishin të gjithë karaktere të dobëta, të cilët i menaxhonte një person dhe asgjë më tepër”.

Scroll to Top