Einxhel i del krah Trixës, ka dy fjalë për komentin e Luizit

Jil
Jil
2 Min Read

Kur shpreh diçka për një vajzë duhet të marrësh parasysh që pas saj qëndron edhe shoqja e saj në rastin më të mirë, ose shoqet në rastin më të keq. Kështu ka ndodhur edhe me shoqet Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira.

Pas përgjigjes së Trixës për Luizin, i cili e quajti “inteligjente” edhe Einxhel ka dy fjalë për të. Ajo i ka dalë krah mikeshës së saj, ku me anë të një statusi në Twitter shprehet: “Mbaroi bullizmi me ata që ka brenda dhe ja nisi me ata që janë jashtë?”

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.

Gjatë një bisede me Bjordin ditën e sotme, këngëtari “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që reagoi nga personazhet e përmendura ishte Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja ndau si fillim një status Twitter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit.

Pas kësaj Trixa postoi edhe një story ku shkruante:

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj kishte vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.kosovarja

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *