Në rubrikën “Opinion” u diskutu në lidhje me emigrimin masive të shqiptarëve në Britani, dhe retorikat e përdorura nga politikanët në Angli dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje skype, ka deklaruar akuzat që Rama i bëri Sekretares britanike Suella Briverman për racizëm, janë thjeshtë fshehje para përgjegjësive që kreu i qeverisë ka.
Lunbonja përmendi gjithashtu faktin që duhet të ishte vënë alarmi mbi faktin që shqiptarët kryesojnë listën për kriminalitetin sipas një studimi të bërë për vitet 2018-2020, të ndjekur nga Brazili.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Lubonja shtoi se arsyeja e largimit të shqiptarëve, është humbja e shpresës dhe fitorja e një modeli trafikanti që bashkëpunon me politikën.
Fatos Lubonja: Mbrojtja se gjoja po na akuzojnë me racizëm, është fshehje para përgjegjësive të mëdha që ka kryeministri.
Inside crime, që merret me krimin e kokainën, në 2018-2020 ka bërë shifrat e të arrestuarve në Europë për kokainë. Me ka tronditur siç duhej të tronditej çdo shqiptar që lista kryesohej nga shqiptarët, me 266 persona. të dytët ishin brazilianët që janë një popullsi shumë më e madhe. Kjo shifër duhej të vinte alarmin.
Krimi prodhohet nga kriza e vlerave, ekonomikem e modeleve që është trafikanti që bashkëpunon me politikanin që bëhet kryetar bashkie e që ndërton edhe gradaçela.
Pavarësisht se mund të jetë e instrumentalizuar nga forcat politike në Britani.
Rama me krimin është rehat. Në përgjithësi emigracioni shqiptar ka më shumë se dy shkaqe e motive. Nuk mund të themi që të gjithë shqiptarët ikin për të bërë krim, pjesa më e madhe ikin për ti shpëtuar realitetit kriminal në vend. Këtu ku të mbysin patronazhistët që vjedhin votat e bashkëpunojnë me krimin, një pjesë ikin për të siguruar jetën e fëmijëve.
Ka edhe një pjesë të madhe te ë të rinjve që shohin këtë model e ikin me idenë të bëjnë para e të vijnë ti pastrojnë këtu.
Ina Qirjo: Jemi në situatë alarmante apo kjo situatë ka qenë edhe më parë?
Lubonja: Alarmi ka të bëjë me atë se në çfarë temperature bie zilja e alarmit. Emigracion të madh e kemi pasur në ‘90-‘91, në ‘97 për situatën që u krijua me rënien e shtetit. Momente ku bota ka vënë alarmin për ne. Një hemorragji më të vazhdueshme po jo aq të madhe ka pasur gjithë kohës.
10 vitet e fundit për humbjen e çdo shprese, për faktin që është provuar çdo forcë politike dhe Rama mbështetet më shumë se kushdo në krim, ka një ikje masive.
Shifrat nuk mbulohen me faktin që të gjithë ikin siç thonë këta.
Kemi pedagogët në grevë e ky nuk pyet fare.
Pedagogët që duhen respektuar se krijojnë brezin e ri nuk i përfill fare.
Ina Qirjo: Rama ka thënë se faji është i Francës jo i yni
Fatos Lubonja: Në stilin e tij të të bërit politikë për fat të keq. Më thoni një herë që ka pranuar një përgjegjësi konkrete për një akuzë që i është bërë. Kulturë shqiptare të gjesh fajin tek të tjerët jashtë vetes.
Shkoi e mori 3-4 mijë afganë për të bërë show e për të mbuluar ikjen e shqiptarëve. Kur je kaq mikpritës puno një herë për shqiptarët e tu që të mos ikin pastaj merr të tjerët.
Ina Qirjo: Po për protestën e 12 nëntorit?
Fatos Lubjonja: E dua protestën të vazhdueshme, protesta jo thjeshtë nga politika apo grupe interesi. Protestën e mirëpres e do të doja të shihja sa më shumë njerëz aty, por nuk mundtë presim aq shumë saç reklamohet nga kjo protestë sepse teknikat e pushtetit dihen, shpërfillja.
Do shohim sa pjesëmarrje ka. Energjia që duhet të shpërthejë në protesta shpërthen me ikje nga vendi.
Irani, e shihni ç’po ndodh atje. Është akulmulim i gjatë por aty nuk ka regji. Lëvizin grupe të caktuara. Duhet protestë për të gjithë këtë problem që ndodhi në Britani, të shoqërisë civile ashtu siç ka 1001 probleme, si shkatërrimi ekologjik, rinia u tërhoq zvarrë për një park lojërash tek liqeni, tani po ndërtohen kulla brenda liqenit e nuk ka më. Politika e indiferencës e shtypjes. protesta bëhet gjithmonë më e paefektshme
O rruga e dhunshmes ose rrënimi nga e keqja derisa njerëzit të mos durojnë dot më. Të dyja shumë të këqija për fatet e të ardhmes.