Ekzekutimi i Edmond Papës në Tiranë, detajet: Si u prit nga autori për 1 orë e 30 minuta, dy pistat kryesore

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

1 orë e 30 minuta priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekutuar. ‘Tv Klan’ raporton se 5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u kap nga kamerat e sigurisë në lagjen ‘Fadil Bodinaku’.

Ardhja e tij pas viktimës, ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se për lëvizjet e biznesmenit, se autori mund tw jetë ndihmuar nga persona të tjerë. Aktualisht, grupi hetimor po analizon dhe lëvizjet e 49-vjeçarit përpara ekzekutimit.

Grupi hetimor po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej viktimës në Tiranë gjatë së premtes.  

2 janë pistat kryesore ku policia dhe prokuroria ka përqëndruar hetimet. E shkuara kriminale e viktimës në fushën e narkotikëve si brenda dhe jashtë vendit, si dhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit.

Për ngjarjen në polici janë marrë në pyetje dhjetra persona, ndërsa pritet që deklarime të japin edhe kontaktet e fundit të 49-vjeçarit me vendbanim në Sarandë.

SI NDODHI VRASJA?

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30. 49-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi edhe jetë. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.

Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha. Ndërsa veç pronar i hotelit ‘Blue Sky’, ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës.

Ndaj dhe vrasja e tij dyshohet se nuk ka të bëjë me një konflikt të çastit, por ka qenë si rezultat i prishjes së ndonjë pazari mes viktimës dhe autorit, ose porositësit të krimit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *