Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Prishja e pazareve të drogës, dhe konfliktet në Angli është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për zbardhjen e vrasjes së Edmond Papa ngjarje e ndodhur pasditen e së premtes, në zonën e selitës.
Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, na zonën e “Selitës”, por, edhe në “Komunën e Parisit”, ku edhe humbi gjurmët autori.
Referuar burimeve nga grupi hetimor, që kanë bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë bëhet me dije se ekzekutori ishte i veshur me të zeza, me një bluzë sportive po të zezë, dhe përgjatë gjithë kohës ka mbajtur në kokë kapuçin e bluzës, duke u bërë i paidentifikueshëm.
Gjithashtu, dyshohet se viktima është mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë ditës. Këto dyshime vijnë pasi Papa u ekzekutua s’po doli nga banesa për të konsumuar kafe.
Autori ka ardhur në këmbë në lokal, ka qëlluar i qetë disata herë drejt tij, dhe po ashtu është larguar me qetësi nëpër rrugica.
Këto të dhëna të mbledhura deri tani, shtojnë dyshimet se autori mund të ketë pasur bashkëpunëtor që kanë monitoruar lëvizjet e 49-vjeçarit, por edhe që mund ta kenë larguar atë nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se kamerat e kanë kapur autorin deri në një nga rrugicat që shkon për tek Komuna e Parisit, më pas ai ka humbur çdo gjurmë. Referuar dinamikës së ngjarjes viktima kishte ardhur në kryeqytet mëngjesin e djeshëm bashkë me nënën e tij që jeton në Sarandë, për ti kryer kësaj të fundit disa kontrolle për gjendjen shëndetësore.
Më pas ai ishte drejtuar për në banesën e vëllait së bashku me të ëmën. Pasdite kish dalë për kafe në lokalin që ndodhet ngjitur me vilën e vëllait të tij, dhe aty u qëllua disa herë nga autori ende i paidentifikueshëm.
Në vendngjarje policia sekuestroi 6 gëzhoja, duke vërtetuar kështu faktin që autori ka pothuajse derdhur të gjithë karikatorin e pistoletës drejt tij. Viktima jeton mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.
Pepa është person me precedent në fushën e narkotikëve. Shumë vite më parë ai ka vuajtur 7 vite burg në Greqi për këtë vepër.noa.al