Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit/ Balla nuk komenton arrestimin e dy zyrtarëve të policisë, ja si shprehet

Jil
Jil
2 Min Read

Me refuzimin për të komentuar arrestimin e dy zëvendës drejtorëve të policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Taulant Balla beson se drejtësia do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Në 21 prillin e një viti më parë, tre ditë para zgjedhjeve parlamentare Pjerin Xhuvani, mbështetës i Partisë Socialiste u vra në mes të qytetit nga Arbër Paplekaj, si i dyshuari kryesor i ngjarjes që prej më shumë se një viti është në arrest me burg.

Sot si ish drejtues politik i qarkut të Elbasanit, që u trondit tre ditë para zgjedhjeve nga vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e katër të tjerëve, Taulant Balla deklaron:

Merr lajme ekskluzive

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

TAULANT BALLA

Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet, unë kam besim te drejtësia.

11 ditë para përkujtimit të genocidit serb në Srebrenicë, Partia Socialiste dorëzoi  rezolutën që e dënon atë. Ajo do të votohet në kuvend në 7 korrik, në një seancë ku të ftuar do të ketë edhe përfaqësuese të politikës në Bosnje-Hercegovinë.

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

Theksohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe momente te tjera që lidhen më çdo formë genocidi.

Dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë dhe natyrshëm edhe në komonikim të vazhdueshëm me institucionet që përfaqësojnë politikën e jashtme të një vendi, sikundër Shqipëria.

Kjo është hera e dytë që parlamenti i Shqipërisë do të votojë një rezolutë që dënon genocin serb në Srebrenicë.

E para u votua kundër nga mazhoranca qeverisëse pasi ajo mbante firmën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe për të cilën Partia Socialiste është zotuar se çdo nismë ku ndodhet firma e tij, do të rrëzohet.

Jeto I Lumtur.al

Më të lexuarat

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *