JiL.al - Jeto i Lumtur

Ekzekutohet dënimi i “Vëllait të Madh” për pesë nga banorët e BBVK

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë natës së fundit Prime të Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” ka paralajmëruar për një dënim mbi grupin e banorëve që kanë folur rreth nominimeve.

Një dënim i tillë është shqiptuar sot, ndërsa pesë prej kastit të banorëve janë izoluar në dhomën e sekreteve.

“Xhoni, Shota, Getinjo, Artani dhe Stresi. Ju jeni të dënuar sepse keni shkelur rregullat duke biseduar për nominime. Si pasojë, dhoma e sekreteve është e shndërruar në dhomë të dënimeve, ku ju do të qëndroni deri në një njoftim të radhës”,

 u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

“Ju nuk keni të drejtë të dilni, sa i përket ushqimit ju duhet të koordinoheni me pjesën tjetër të banorëve, përmes portës që do të shërbejë si hapësirë e kontaktit me anën tjetër të shtëpisë”, u tha tutje.

\

Scroll to Top