JiL.al - Jeto i Lumtur

Ekzekutoi vëllain dhe kunatën, gjykata lë në burg Arsen Muskurtin, i qetë përshëndet mediat me dorë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ka nisur seanca gjyqësore për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllanë dhe kunatën e tij pak ditë më parë në Tiranë.

Gjykata ka marrë vendimin ‘arrest me burg’ për Muskurtin.

Kujtojmë se Arsen Muskurti vrau Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat.

Ndërkohë, ndaj Arsen Muskurtit janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Arsen Muskurti, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’, u vu në pranga pas disa orësh në arrati, në zonën e ‘5 majit’ teksa pistoletën ka treguar se e ka hedhur në kosh, por nuk rezultoi kështu sepse policia e gjeti në një vend tjetër. Ai është kapur teksa arratisej për në Dibër, në vendin e origjinës, përmes rrugës së Arbrit. Në momentin e arrestimit ka qenë në prani të bashkëshortes, djalit të tij dhe avokatit. Në kërkim të tij ka qenë edhe RENEA për shkak se kishte dyshime se ai është radikalist dhe përbënte rrezikshmëri të lartë dhe për persona të tjerë.

Ngjarja duket se ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit i cili është predikues i fesë islame, tregohet se ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Konflikti duket se ka nisur prej kohësh. Në disa statuse në rrjetin social në facebook, autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shanin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër.

BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/

Scroll to Top