Elbasan, arrestohet i riu prodhonte dhe shpërndante kanabis

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 29-vjeçar, i identifikuar me iniciale S.H., është prangosur nga Policia e Shtetit. Kjo pasi Policia i ka gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në makinën e tij. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin: S. H., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

jetoilumtu.al/

 

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *