JiL.al - Jeto i Lumtur

Elbasan/ Dyshohet se u përfshi në konfliktin ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku, lihet në burg 18 vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Edjen Dinon, 18-vjeçari i cili është arrestuar si i dyshuar në konfliktin që i mori jetën 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku 3 ditë më parë në Elbasan.

Prokuroria e përfaqësuar nga Ritvan Suka, kërkoi “arrest me burg” për 18-vjeçarin, masë e cila u pranua nga gjyqtarja Idush Maliqi.

Gjatë arrestimit 18-vjeçarit ju gjetën një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike.

Ndërkohë ende në kërkim është një tjetër 18-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qëlluar me pistoletë.

Madrid Ulqinaku 33 vjeç u vra në bulevardin e Elbasanit 3 ditë më parë pas një konflikti banal me disa adoleshentë.

….jetoilumtu.al/ 

 

 

 

Scroll to Top