Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nisin pushimet e para bashkë. Ja ku u arratis çifti

Jil
Jil
1 Min Read

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj janë duke shijuar dashurinë e tyre.

Dyshja kanë vendosur t’i dedikojnë disa ditë vetëm njëri-tjetrit dhe kanë nisur pushimet e para së bashku. Këta na e kanë treguar vetë në mediat sociale ku janë shfaqur të dy nga Kroacia.

Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nisin pushimet e para bashkë. Ja ku u
Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nisin pushimet e para bashkë. Ja ku u
Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nisin pushimet e para bashkë. Ja ku u

Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.

Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *