Ditjona Bora, ish-partnerja e balerinit të “Dancing With the Stars”, Ledian Agalliaj duket se i është përgjigjur deklaratës së këngëtares Elhaida Dani e cila ka mohuar që të ketë shkatërruar marrëdhënien mes tyre.
Elhaida Dani në reagimin e saj në rrjete sociale ka deklaruar se nuk ka thyer asnjë kod moral, duke iu referuar këtu komenteve se ajo ka ndërhyrë në marrëdhënien e Ledianit dhe Ditjonës.
“Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste.Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë moral. Por nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun”, shkruan ndër të tjera Elhaida Dani.
Ditjona Bora ka publikuar në Instagram një foto të saj, ku shkruan: E vërteta ndryshon me kalimin e kohës.
Duket se Ditjona nuk është pajtuar me deklaratën e Elhaida Danit, duke nënkuptuar se ajo po gënjen.