Emigrantët që hyjnë në BE, nuk përjashtohet rikthimi i vizave për Serbinë, në rrezik edhe Shqipëria

Jil
Jil
3 Min Read

Numri në rritje i emigrantëve që hyjnë në vendet e BE-së nga i ashtuquajturi ‘itinerari ballkanik’, shqetëson Bashkimin Europian. Çështja është në fokus të një takimi Të ministrave të Brendshëm të bllokut në Bruksel.

Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ilva Johnason tha se nuk përjashtohet mundësia që të pezullohet liberalizimi për Serbinë, për shkak të mospërshtatjes së regjimit të vizave me atë të BE. Por burime diplomatike në Bruksel sugjerojnë se e rrezikuar mund të jetë edhe Shqipëria.

Serbia u lejon hyrjen pa viza në territorin e saj qytetarëve të disa shteteve të treta, të cilët më pas vazhdojnë udhëtimin drejt territorit të bllokut, problem ky që vlen edhe për Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Shpresoj se Serbia dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor do të bashkëpunojnë me ne dhe do të përshtatin regjimin e tyre të vizave me atë të BE-së. Në këtë moment kjo nuk është diçka që mund të përjashtohet”.

Ajo theksoi në veçanti faktin se qytetarët nga Kuba, Burundi, India dhe vendet tjera vijnë në numër më të madh në BE përmes Ballkanit. Disa prej shtetasve të këtyre vendeve, si psh ata nga India lejohen të hyjnë pa viza edhe në territorin e Shqipërisë.

Johnson njoftoi një seri takimesh, me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit gjatë javëve në vazhdim,, përfshirë edhe një në tiranë. Për çështjen e rritjes së numrit të migrantëve që shkojnë në BE përmes Ballkanit Perëndimor, foli edhe ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së unionit.

“Po shoh numër gjithnjë e më të madh të emigrantëve të cilët në BE po vijnë përmes ‘Itinerarit të Ballkanit Perëndimor’ dhe po i shohim pasojat në çdo cep të BE-së”.

Bashkimi Evropian mund të aktivizojë mekanizmat e pezullimit të vizave në rast se vlerëson se ekziston rrezik nga emigrimi masiv.

Austria, Hungaria dhe Serbia u angazhuan të forcojnë kontrollin kufitar me Maqedoninë e Veriut për të ndalur rritjen e numrit të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, gjatë një takimi të përfaqësuesve të tri vendeve më 6 tetor në Beograd.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *