Emra shumë të njohur, zbulohen kush do jenë dy opinionistët e Big Brother VIP 2

Jil
Jil
2 Min Read

Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Albania” është në prag të nisjes, më saktë reality show më i ndjekur në Shqipëri do të startojë më 24 dhjetor. E ndërsa kemi dëgjuar e lexuar për shumë prej konkurentëve të mundshëm, po ashtu kemi parë edhe “copëza” nga shtëpia e nga studio, nuk kemi pasur asnjë informacion rreth opinionistëve të këtij sezoni, të paktën deri më tani.

E nëse ju kanë pëlqyer opinionistët e edicionit të parë, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, jeni me fat, sepse burime pranë “News31” bëjnë me dije se ata do të rikthehen sërish në pozicionet e tyre, për të vazhduar aventurën televizive në këtë reality show.

Mesa duket produksioni, duke marrë parasysh edhe komentet e fansave, kanë mbetur të kënaqur me punën e tyre vitin e shkuar dhe kanë vendosur t’i sjellin sërish për të dhënë mendimet e tyre në cdo Prime për banorët e rinj.

Megjithatë, nëse nuk jeni të bindur nga burimet tona, këtu kemi një video të faqes zyrtare të “Top Albania Radio”, natyrisht pjesë e rëndësishme e Top Media-s, që disa momente më parë ka pyetur ndjekësit nëse i ka marrë malli për opinionistët e “Big Brother Vip”.

Vini re si nuk i ka quajtur “opinionistët e edicionit të parë”, por të “Big Brother” në përgjithësi, duke lënë të kuptohet që sërish do të jenë ata dhe rikthimi i tyre është gati për t’u publikuar. Edhe pse produksioni në Shqipëri i formatit nuk e ka zakonë të bëjë publikime para nisjes së programit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *