Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Prokuroria dhe Hetimi Tatimor kanë organizuar një operacion të madh kundër 13 kompanive që lëshonin fatura fiktive përmes të cilave një apo më shumë kompani të tjera më të mëdha përfitonin duke ulur detyrimin tatimor ndaj shtetit.
Bëhet për një vlerë totale faturash prej rreth 11 milion euro të lëshuara nga këto kompani fantazëm, ndërsa dëmi i përllogaritur ndaj shtetit është rreth 2.8 milion euro.
Por, ndërkohë që kanë zbardhur emrat e kompanive që kanë marrë pjesë në këtë skemë, ndërkohë abcnews.al zbuloi edhe emrat e pronarëve, autoritetet nuk bëjnë me dije se kush janë përfituesit nga kjo skemë.
Kjo, pasi nëse kompanitë në fjalë kanë lëshuar fatura fiktive, ato i ka marrë një apo disa kompani me xhiro më të mëdha për të rritur vlerën e shpenzimeve me qëllim uljen e detyrimit nga Tatimi mbi Fitimin.
Rrjedhimisht, duket se në “lojë” që ka bashkëpunuar me të “vegjlit” është një ose disa “peshq të mëdhenj”, të cilat i kanë bërë arkës së shtetit një “gol” me vlerë 2.8 milion euro.
Kompanitë dhe pronarët e tyre që kanë lëshuar fatura fiktive
NO.EL. CONSTRUCSION – Massimiliano Carli
GS CONTRUCTION – Erigers Muça
F A M CONSTRUCTION – MAURO GUADAGNOLI
TIRANA UNIVERSAL CONSTRUCTION – Saimir Sulaj
GLOB CONSTRUCTION – Vjollca Lame
Fredi 2021 – Alfred Dumi
XHERSI 2021 – Xhersi Sulaj
ALUKU GRUP – Roada Ujka
JOAM – Ajet Aluku
MIHOLA – Nelit Mihola
E.L 2020 Construction – Gëzim Jonuzaj
Xh Hasrama – Amarildo Hasrama
PRIAM 2 – Besim Ruçi
Çfarë thotë prokuroria
Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.
Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.
Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.
Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.
Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.