EMRAT/ Arrestohen shqiptarët babë e bir në Belgjikë, akuzohen si vrasësit e një 24-vjeçari

Jil
Jil
2 Min Read

Dy shqiptarë (babë e bir) janë arrestuar nga autoritetet belge, pasi akuzohen si autorë të vrasjes së Migelvio Veldvijk, ngjarja kjo e  ndodhur në tetor të këtij viti në qytetin e Limburgu-t. Në pranga janë vënë shtetasit Andi. A, 46 vjeç dhe Antonio A, 20 vjeç.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur pas shkak të pazareve të drogës mes shqiptarëve dhe 24-vjeçarit Veldvijk. Viktima ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë të mitur dhe do të takohej për pazare droge me dy shqiptarët.

Sipas mediave belge, Veldvijk ka debatuar me një prej shqiptarëve dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në këtë moment, një prej shqiptarëve ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë ndaj 24-vjeçarit. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia nuk dha detaje se cilat janë provat që akuzojnë shqiptarët, por në raportimet e mediave belge thuhet se identifikimi i tyre u bë në bazë të dëshmitarëve në ngjarje, si dhe dy të miturve që ishin me viktimën natën e vrasjes.

24-vjeçari që humbi jetën ishte rritur në Holandë dhe prej disa vitesh jetonte në Belgjikë. Në dosjet e policisë ai figuronte i ndaluar disa herë për shkelje të lehta ligjore./OraNews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *