JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRAT/ Kishin kultivuar drogë në tokat e tyre, arrestohen dy vëllezër në Mallakastër, njëri prej tyre tentoi të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kishin kultivuar bimë narkotike në tokat përkatëse, arrestohen dy vëllezër në Mallakastër, njëri prej tyre në tentativë për të kaluar kufirin.

Gjatë operacionit “Tentativa” u arrestuan shtetasit Shkëlqim dhe Ramadan Hoxhaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Të arrestuarit që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

Shtetasi tjetër u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve R. H. dhe Sh. H., ky i fundit nuk ndodhej në banesë gjatë kontrollit.

Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top