(EMRAT) Kontrabanda me naftën, Policia: U gjetën 25 mijë litra, arrestuam 4 persona, çfarë zbuluam tjetër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kapjen e dhjetra mijëra litrave naftë kontrabandë në peshkarexhën “LEON”.

Ndryshe nga çfarë u raportua fillimisht se u kapën 50 mijë litra naftë, sipas bluve të qytetit bregdetar janë sekuestruar rreth 25 mijë litra naftë.

Policia njofton se ka arrestuar dhe dy vëllezërit Shpëtim dhe Roland Cani, 43 dhe 41 vjeç që kishin peshkarexhën ku u gjet nafta.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit me të cilën lundronin shtetasit e arrestuar.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën këta shtetas nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se në vijim të planit operacional të koduar “Diesel 2”, janë arrestuar edhe shtetasit Artem Rusto, 49 vjeç, banues në Fier dhe Neshat Dedej, 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin që drejtonte Artem Rusto dhe ku ishte pasagjer Neshat Dedej, policia ka gjetur 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët u gjetën pa faturë blerjeje dhe të padeklaruara në doganë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Scroll to Top