EMRAT/ Kultivuan kanabis në malet e Krujës, merr fund arratia disa-vjeçare e 2 vëllezërve

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

2 vëllezër janë vënë në pranga të policisë së Krujës pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Policia ka arrestuar Lulzim Sharrën dhe Kastriot Sharrën, banues në Shkretë në Krujë.

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.    

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *